Site icon PORTALB

Ekzekutim i dyfishtë në shtetin amerikan Arkanzas

Dy persona, të dënuar me dënim me vdekje, mbrëmë u ekzekutuan në Arkzanzas.

“Ky paraqet ekzekutimin e parë në SHBA pas 17 viteve”, deklaroi kryeprokurori i shtetit jugor Lesli Rutledxh.

Xhek Xhouns dhe Marsel Uiliams, të cilët u dënuan në vitet e 90-ta për abuzim dhe vrasje, u ekzekutuan me injeksion vdekjeprurës, pasi instanca të ndryshme gjyqësore i refuzuan tentimet e tyre të fundit për ankesë.

Exit mobile version