Site icon PORTALB

Aeroplanë ushtarakë të Turqisë sërish e kanë shkelur hapësirën ajrore greke

Ilustrim

Dy aeroplanë luftarakë turq F-16 dje tre herë e kanë shkelur hapësirën ajrore greke, në pjesën verilindore, qendrore dhe juglindore të Detit Egje.

Autoritetet ushtarake greke kumtuan se aeroplanët, së bashku me një aeroplan turk të tipit CN-235, gjithashtu katër herë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Athinës.

Të gjithë aeroplanët janë hasur dhe dëbuar nga ana e aeroplanëve grekë në pajtim me praktikat ndërkombëtare, kumtoi Athina zyrtare.

Exit mobile version