Ndaj nëse po luftoni me bajamet kronike, mund të provoni disa mjete të cilat mund t’i gjeni lehtë në shtëpinë tuaj në mënyrë që sistemi juaj imunitar të forcohet:
1.Uthull molle: Është një anti bakterial natyror në sajë të acidit acetik që përmban . Nëse pini pak nga uthulla e mollës teksa jeni të sëmurë me bajame, ajo do të ndihmojë duke vrarë bakteret e rrezikshme dhe inkurajon rritjen e baktereve të dobishme.
2.Kripa e Himalajave: Kripa rozë e Himalajave mund të ndihmojë në uljen e ejntjeve tek bajamet. Gjithashtu rrit përkohësisht ekuilibrin e pH-it të gojës suaj për të krijuar një ambient alkaline. Kjo e bën të vështirë që bakteret të mbijetojnë. Kripa e Himalajeve është një antibakterial natyror dhe anti -inflamator.
3.Vaj menteje: Vaji i mentes është një ilaç natyral për dhembjet e fytit. Përmban mentol e cila shkakton një ndjesi ftohje në fyt dhe ka një efekt qetësues në trup. Thjesht shtoni 1-2 pika vaj mente në një gotë me ujë dhe pijeni.
4.Mjalti organik: Mjalti organik ka aftësinë për të krijuar një barrierë mbrojtëse dhe për të parandaluar infeksionin e bajameve. Gjithashtu rrit sistemin imunitar falë antioksidantëve të shumtë që përmban.
5.Vaj limoni: Në sajë të proteinave të tij natyrore antibakteriale, vaji i limonit mund të ndihmojë të pastrojë trupin nga toksinat. Ai mund të ndalojë rritjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Mund ta përdorni si një ilaç në shtëpi për fytin duke shtuar 1-2 pika në një gotë ujë. Gjithashtu mund ta shtoni edhe në çaj bimor për më shumë shije.