Site icon PORTALB

Një tetovar humb jetën në fatkeqësi komunikacioni në autostradën Shkup – Tetovë

Foto ilustrim

Aleksandar D. (40) nga Tetova në mëngjes ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Aleksandar D. ka humbur kontrollin mbi makinën e tij “BMW” dhe është rrokullisur.

Pas ekspertizës së kryer në vendin e fatkeqësisë, mjeku i gjyqësisë ligjore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Exit mobile version