Site icon PORTALB

(Video) BDI shpalos projektet për komunat Zhelinë, Jegunovcë dhe Bervenicë

BDI premton rrugë, kanalizime dhe uji për komunat Jegunovcë, Zhelinë dhe Bervenicë

BDI premton rrugë, kanalizime dhe uji për komunat Jegunovcë, Zhelinë dhe Bervenicë

Rrugë, kanalizime, furnizim me uji dhe plane urbanistike, këto janë disa nga projektet kryesore që  Bashkimi Demokratik për Integrim  do t’i realizojë brenda këtij mandati  në komunën e Bërvenices, Jegunovcës e Zhelinës. 

Kandidatja për deputet e BDI-së, Nora Aliti, në një konferencë për shtyp, potencoi disa nga 1.081 projektet që kanë të bëjnë me investimet që do të kryhen në komunat e  Jegunovcës, Bervenicës dhe Zhelinës.

BDI do të shpalos platformën e saj, sonte në Komunën e Zhelinës, ku në mënyrë të detajuar do të prezantohen projektet infrastrukturore.

Ndër projektet më të rëndësishme, Norata Aliti theksoi, rikonstruimin e rrugës Tetovë – Brvenicë – Gostivar, 16 km  me vlerë,  2 milion euro, rikosntruimi I rrugës, Tetovë – Jazhincë,  e cila do të kushtojë 2.5 milion denarë , Rruga Tetovë-Brvenica-Volkovijë, 21.5 km, rruga Tearcë-Jegunovcë, rruga Zhelinë-Jegunovcë, 13 km, rruga Leshk-Shemshovë, 5.4 km. 

Me investime nga Banka Botërore, BDI premton, projekte për furnizimin me uji dhe ndërtimin e kanalizime në komunat Zhelinë, Bervenicë dhe Jegunovcë.

Exit mobile version