Site icon PORTALB

UTA e Adilit i afrohet Ligës së Parë rumune

Mevlan Adili (6) në ndeshjen ndaj Juventus Bukureshtit

Mevlan Adili (6) në ndeshjen ndaj Juventus Bukureshtit

Mevlan Adili i cili këtë sezon i është bashkuar skuadrës UTA Batrana Doamna që garon në Ligën e dytë të Rumanisë, ka shënuar një fitore me shumë vlerë, edhe atë duke e mundur liderin e tabelës Juventus Bucureşti, në cilësinë e mysafirit me rezultat 1:2.

Në këtë ndeshje ish-futbollisti i FC Shkupi, Adili luajti që nga minuta e parë, ndërsa trajneri Laurentiu Roshu e zëvendësoi në minutën e 66-të. Me këtë fitore UTA është në pozitën e tretë, një pikë më pakë se pozita e dytë dhe 13 më pak se lideri Juventusi nga Bukureshti.

Deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar, ndërsa Adili nga Shkupi në Rumani shkoi si përforcim i madh, për ta ndihmuar skuadrën që të ngjitet një kategori më lartë, e që janë shumë afër për ta realizuar atë. /Portalb.mk/

Exit mobile version