Site icon PORTALB

Ja sa para kanë kursim qytetarët shqiptarë në banka

Euro dhe Dollare

Pasuria që familjet shqiptare në fund të vitit të kaluar kanë investuar në sistemin financiar arriti në 1.127 miliardë lekë, ose rreth një miliard dollarë.

Numrat janë bërë publike nga Banka qendrore e Shqipërisë, e cila raporton se në tre vitet e fundit ajo është rritur me 9,5 për qind.

Asetet financiare zënë një pjesë të rëndësishme të pasurisë së përgjithshme të familjeve.

“Familjet shqiptare kanë investuar 476 miliardë lekë si depozita në monedhë të huaj, kryesisht euro. Kjo përbën 42,3 për qind të totalit të pasurisë që ato kanë investuar në sistemin financiar. Pas depozitave në valutë, në vend të dytë vijnë kursimet në monedhën kombëtare, të cilat zënë 40,3 për qind të totalit. Pjesa e mbetur është ndarë thuajse në mënyrë të barabartë mes bonove të thesarit, obligacioneve dhe fondeve të investimit”, qëndron në raportin e bankës.

Exit mobile version