Site icon PORTALB

Juventus ka sjellë tashmë përforcimin e parë prej 9.5 milionë euro

Ekipi i Juventusit

Ekipi i Juventusit, ilustrim

Klubi futbollistik italian Juventus, ka sjellë tashmë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për 19 vjeçarin uruguajan Rodrigo Bentancur, i cili te “Zonja e Vjetër” vjen nga Boca Juniors për një shumë prej 9.5 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur që më herët, ndërkohë që mbrëmë është bërë vetëm zyrtarizimi i së njëjtës, pasi Bentancur nënshkroi një kontratë pesë vjeçare me kampionin aktual të Italisë.

Lojtari i ri mesfushor, më 1 korrik zyrtarisht do të bëhet pjesë e torinezëve, ndërsa deri atëherë do të duhet t’i kryej detyrimet nga marrëveshja dy vjeçare që ka pasur me klubin argjentinas.

Edhe pse në moshë shumë të re, Bentancur ka regjistruar 46 ndeshje për ekipin e parë të Boca Juniors.

Exit mobile version