Site icon PORTALB

Lideri i LSDM-së, Zaev sërish cakton muajin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka theksuar se gjatë muajit të ardhshëm do të formohet Qeveria e re. Ai këtë e ka theksuar për televizionin serb N1, por duke mos dhënë detaje.

“Besoj se në fillim të Majit, Maqedonia do të ketë Qeverinë e re” – ka thënë Zaev. Në pyetjen për Platformën e Tiranës siç po e quajnë VMRO-DPMNE ai ka theksuar se kjo është shpifje e partisë së Gruevskit, dhe se sipas tij, po ky i fundit ka pranuar dokumentin e partive shqiptare, të gjitha pikat për çështjet etnike të shqiptarëve, përveç se nuk është pajtuar me shtyrjen e mandatit të Prokurorisë Speciale.

Zaev ka theksuar se programi i tij qeveritar për reforma dhe jetë në Maqedoni bazohet në postulate për zhvillimin e vendit, reforma urgjente dhe që bazohet në programe të partive që do të përbëjnë koalicionin.

Exit mobile version