Site icon PORTALB

Cipras: Të gjitha palët të sigurojnë kushte për zhvillim të Greqisë, në vend se ta ndërshkojnë

Aleksis Cipras

Kryeministri grek Aleksis Cipras në tekstin për edicionin elektronik të gazetës “Uolstrit Xhërnal” u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërpresin me praktikat ndëshkuese ndaj Greqisë dhe të sigurojnë kushte për zhvillim të vendit.

Cipras u përqëndrua në konfliktin mes institucioneve evropiane dhe Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), të cilat sipas tij kanë sjellur deri te ngadalsimi i negociatave me kreditorët.

Teksti u publikua para sesionit të sotëm pranveror të FMN-së dhe Bankës botërore në Uashington.

Kryeministri grek në tekstin tenton të dërgojë porosi se Greqia sërish është e gatshme të hyjë në sferën e rritjes dhe të tërheq investime të huaja, por vlerëson se për këtë nevojitet që të gjitha palët të sigurojnë mundësi të tillë për vendin.

Cipras theksoi se me rëndësi thelbësore për Greqinë është të ndërmerren hapa vendosëse për lehtësimin e borxhit të saj.

Exit mobile version