Site icon PORTALB

Në ndeshjen Shkupi – Vardari edhe media ndërkombëtarë

Pamje nga stadiumi i FC Shkupit

Pamje nga stadiumi i FC Shkupit

Të dielën do të luhet derbi i madh i Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ku në kuadër të xhiros së 28-të, do të takohen në Çair, Shkupi dhe Vardari. Padyshim se kjo ndeshje ka zgjuar interesim të madh jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon, pasi që tani më është bërë zyrtare se në tribunën kryesore të Çairit, do të jetë një nga “gjuetarët” e talenteve të reja, që vjen nga klubi i famshëm botërorë, Arsenali i Premier Ligës angleze, ndërsa sipas informacioneve që vijnë nga klubi i Shkupit,  PORTLAB mëson se në stadium do të ketë edhe gazetarë nga media të huaja, nga Gjermania, Holanda, Suedia etj.

Por në këtë derbi, sigurisht se për Shkupin do të jetë mungesë e madhe talenti Jasir Asani, i cili shkaku i marrëveshjes mes dy klubeve, e që është i huazuar pikërisht nga Vardari nuk do të luajë në këtë sfidë.

Ndeshja Shkupi – Vardari luhet të dielën me fillim në orën 16:00. /Portalb.mk/

Exit mobile version