Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE: Sela dëshmoi se me rëndësi është interesi kombëtar shqiptar e jo ai shtetëror

Ndërtesa e VMRO-së

Ndërtesa e VMRO-së

Partitë koalicionuese të Zaevit nga Aleanca për Shqiptarët të cilët sikur një mirazh ia dërgojnë platformën tiranase dje edhe njëherë dëshmuan se nuk me rëndësi interesi shtetëror, por çështjet kombëtare të shqiptarëve, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Dëshmi më e madhe se ajo se Aleanca për Shqiptarët do të koalicionojë që t’i plotësojë kërkesat e platformës tiranase me LSD kurse jo për ndonjë “koncept qytetarësh” të cilin na e shet Zaevi. Zoran Zaev është i dëshpëruar dhe se ka nevojë patologjike për pushtet. Zaevi në pushtet sheh të vetmen rrugëdalje për shpëtim dhe për amnisti nga të gjitha krimet e bëra”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti thonë se Zaevi nuk i dënoi deklaratat e Edi Ramës, Zijadin Selës dhe Ditmir Bushatit ngaqë siç thonë ata ai “është i gatshëm të gëlltisë çdo deklaratë kundër-shtetërore vetëm që të bëjë Qeveri”.

Exit mobile version