Armata egjiptiane sot kumtoi se ka vrarë një nga liderët radikal të degës së Shtetit Islamik gjatë sulmit ajror në Gadishullin Sinai.
“Gjithsej 19 xhihadistë e kanë humbur jetën në disa sulme ajrore, midis të cilëve edhe shefi i Komitetit për çështje religjioze të grupit Ansar Bekt al Makdis”, theksohet në kumtesën e armatës egjiptiane.
Ansar Bejt al Makdis ka kryer shumë sulme ndaj forcave egjiptiane të sigurisë në pjesën veriore të Sinajit, ndërsa nga viti 2014 grupi u betua në besnikëri të SHI-së dhe zbatohet në Gadishullin Sinai.
Më 9 prill në dy sulme vetëvrarës të SHI-së ndaj dy kishave koptike në Aleksandri dhe në Tana e humbën jetën 45 njerë