Site icon PORTALB

Hollande e konsideron periudhën e mandatit të tij si të “suksesshme”

François Hollande

François Hollande

Presidenti i Francës, François Hollande, ka thënë se po e lë në shtet më të mirë nga koha kur e ka marrë në drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e tij ka ardhur gjatë një fjalimi të mbajtur në një vizitë në një fabrikë. Ai ka vlerësuar edhe pritshmëritë se gjatë vitit 2017 në Francë mund të punësohen 150 mijë persona.

“Presidenti që do të vijë pas meje do të gjej një vend me kushte më të mira se sa ai që mora un në drejtim”, ka thënë Hollande dhe më pas ka shtuar se gjatë qeverisjes së ardhshme 5 vjeçare nuk duhet të prishen ato që janë bërë në këto pesë vite por të çohen përpara.

Hollande edhe pse nuk ka bërë publike ngjyrën e votës së tij, ka thënë se liderja radikale e të djathtës, Marine Le Pen dhe ai i të majtës Jean-Luc Melenchon, nuk duhet të votohen.

Exit mobile version