Kalliri i Mirësisë nis fushatën “Java e jetimëve”

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” ka filluar sot fushatën “java e jetimëve”, në kuadër të së cilës, nën moton ”Jetimi – Amaneti Ynë” është paraparë që të mbahen aktivitete të ndryshme për këta fëmijë. Rufat Sherifi nga kjo organizatë është shprehur se qëllimi i kësaj fushate është që t’u ofrohet këtyre fëmijëve përkrahje morale apo edhe materiale që të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë të tyre në rrafshin individual dhe atë familjare.

“Krejt me një qëllim që fëmijët për të cilët përkujdeset Shoqata Humanitare Kalliri i Mirësisë të bëhen fëmijë produktiv, fëmijë pozitiv në shoqërinë e tyre dhe të jenë të gatshëm që të vazhdojnë ardhmërinë e tyre me dinjitet dhe krenari”, ka deklaruar Rufat Sherifi, Kalliri i Mirësisë.

Sherifi ka shtuar se për realizimin e këtij projekti kanë bashkëpunuar edhe me disa shoqata nga jashtë si dhe me mbështetjen e popullatës dhe disa institucioneve në vend.

“Si sponzor gjeneral të këtij aktiviteti kemi shoqatën IHH nga Turqia të cilët sinqerisht i falënderoj për prezencën e tyre por njëherit edhe për mbështetjen e tyre që ia japin fëmijëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë sepse nëse ne po realizojmë një aktivitet “Java e jetimëve”, ata janë duke realizuar muajt e përkujdesjes dhe gëzimit të jetimëve”, ka shtuar ai.

Në këtë fushatë, e cila do të zgjasë deri më 23 prill, do të marrin pjesë edhe fëmijë jashtë vendit, ndërsa në kuadër të saj do të mbahen debate, grumbullim i donacioneve, koncerte humanitare dhe ekskursione të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button