Site icon PORTALB

Turqi, YSK refuzon kërkesat për anulimin e referendumit

Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) refuzon kërkesat në lidhje me anulimin e referendumit popullor “për shkak të paligjshmërisë së plotë”. Vendimi është marrë me shumicë votash, ku 10 anëtarë kanë kundërshtuar kërkesat për anulimin e referendumit dhe një anëtar ka votuar pro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga YKS bëhet e ditur se janë bërë vlerësimet në lidhje me kërkesat e partisë CHP, HDP dhe Partisë Vatan “për anulimin e referendumit popullor të mbajtur më 16 prill 2017 për ndryshimet kushtetuese.”

“Kërkesat në lidhje me anulimin e referendumit popullor për shkak të paligjshmërisë së plotë u shqyrtuan në takimin e YSK-së të nisur ditën e sotme në orën 10.30, me orën lokale. Sipas vlerësimeve të bëra në rezultatin e votimeve të ndara sipas 3 kërkesave është vendosur refuzimi me shumicë votash, ku 10 anëtarë kanë refuzuar kërkesat dhe 1 anëtarë ka votuar pro”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version