Site icon PORTALB

A kanë të gjithë planetët fushë magnetike?

Planete

Jo të gjitha planetet kanë fushë magnetike. Katër gjigandët e gaztë kanë fusha jashtëzakonisht të forta magnetike, Toka ka një fushë të fortë magnetike, Merkuri ka një fushë jashtëzakonisht të dobët, por Venusi dhe Marsi nuk kanë pothuajse fare fusha të matshme.

Fusha magnetike planetare janë formuar nga bashkëveprimi midis materialit të brendshëm (shkëmb i shkrirë dhe metal) dhe rrotullimit të vetë planetit. Fusha e Merkurit është e dobët për shkak se ai rrotullohet shumë ngadalë. Venus nuk ka një fushë të dukshme, sepse nuk duket të ketë material të shkrirë brenda.

Marsi nuk ka një fushë të dukshme – edhe pse ai ka patur në të kaluarën – për shkak se lënda brenda tij është ngurtësuar. /bota.al

Exit mobile version