Referendumi i bërë këto ditë nga Rexhep Taip Erdogan i ka dhuruar atij më shumë kompetenca në këtë post, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.
Rexhep Taip Erdogan posedon një pallat luksoz që konsiderohet ndërtesa më e madhe e ndërtuar në 100 vitet e fundit, shkruan gazeta Tema, transmeton lajmi.net.
Rezidencë superluksoze, e ndërtuar me paratë e shtetasve turq, ka 1100 dhoma dhe ndodhet në periferi të Ankarasë.
Kjo ndërtesë është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë, 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapeta, 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit dhe çdo gotë kushton 250 sterlina.
Në këtë pallat ka pishina, banjo turke, sauna dhe vetënm fatura e ngrohjes në vit kushton 500 mijë sterlina.
Për këtë ndërtesë janë shpenzuar plot 500 milionë euro.