Site icon PORTALB

Kallëzim penal për një qytetar të Ohrit për vjedhje të rëndë

Vjedhje

Foto ilustrim

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër S.I. (22) nga Ohri i cili ka vjedhur tre biçikleta për fëmijë, aparate për amvisëri, makina punuese, një pjesë të inventarit, set kuzhine dhe katër dyer dhome, duke marrë kështu pronë të kundërligjshme prej rreth 250.000 denarë.

Sipas MPB-së, vjedhja ka ndodhur në periudhën janar-mars të këtij viti në një shtëpi në lagjen “Dejan Vojvoda” në Ohër, pronësi e S,M. pasi i akuzuari mjet të veçantë me dhunë e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë dhe ka kryer vjedhje.

Exit mobile version