Site icon PORTALB

KB: Për shkak të operacioneve ushtarake në Mosul janë shpërngulur pothuajse gjysmë milionë civilë

Mosul

Mosul, ilustrim

Operacioni ushtarak që zgjat tashmë gjashtë muaj për ndërmarrje të qytetit irakian Mosul nga SHI-ja, ka detyruar rreth gjysmë milionë njerëz që të shpërngulen, kumtoi KB-ja.

Forcat irakiane kanë filluar me operacion të madh ushtarak para gjashtë muajve dhe tash për tash është ndërmarrë vetëm pjesa lindore e qytetit.

“Numri i civilëve që ikin nga Mosuli është shqetësues. Sipas vlerësimeve tona kur filluan luftimet ishte se deri në një milionë njerëz do të largohen nga Mosuli. Deri më tani  qytetin e kanë braktisur 493.000 njerëz, duke lënë pothuajse gjithçka prapa tyre”, deklaroi Liza Grande, koordinatore humanitare e KB-së për Irakun.

Forcat irakiane kanë depërtuar thellë në pjesën perëndimore të Mosulit në dy muajt e kaluar. Xhihadistët janë barrikaduar në rrugë të ngushta nga Qyteti i vjetër.

KB-ja konsideron se edhe gjysmë milionë njerëz janë në pjesën perëndimore të Mosulit që është nën kontroll të SHI-së.

Exit mobile version