Site icon PORTALB

Çavusoglu: Presim nga BE liberalizimin e vizave

Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri i Jashtë i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka theksuar se presin nga Bashkimi Evropian që sa më parë të marrin liberalizimin e vizave, duke shtuar se në rastin e kundërt, Turqia do të jetë e detyruar të shpërfill barrën e rëndë që ka marrë përsipër në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu, në një intervistë për gazetën e Arabisë Saudite “El-Shar el-Avsat”, ka theksuar se Turqia ka traditë historike shtetërore dhe demokratike, duke shtuar se populli i Turqisë gjithnjë ka mbrojtur të drejtat demokratike. Sipas tij, kjo më së miri është parë në daljen e tyre kundër puçistëve më 15 korrik.

I pyetur se si do të ndikojë referendumi për ndryshime kushtetuese në politikën e jashtme të Turqisë, ai tha se referendumi në fjalë nuk ka të bëjë me politikën e jashtme të Turqisë.

“Turqia është anëtare aktive e NATO-s, G-20-tës, Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) dhe thuajse e të gjitha organizatave evropiane, ndërsa në të njëjtën kohë ndjek politikë të jashtme shumëkahëshe. Politika e jashtme ndërmarrëse dhe humanitare e Turqisë, merret me çështjet rajonale dhe globale në mënyrë aktive dhe parimore”, ka thënë Çavuşoğlu.

Ai ka shtuar se Turqia vazhdon rolin pozitiv në mesin e problemeve që burojnë nga gjendja aktuale në shtetet fqinje dhe se mbron ligjet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit, gjë të cilën Çavuşoğlu ka thënë se presin që ta bëjnë edhe partnerët e Turqisë.

Shefi i diplomacisë turke më tej ka thënë se ndihen të dëshpëruar nga reagimet e shteteve të BE-së pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik, duke shtuar se disa shtete të BE-së kanë zbatuar standarde të dyfishta.

“Disa shtete evropiane përpiqen t’i pengojnë takimet e ministrave turq me bashkvendasit e tyre, ndërkohë që kanë lejuar lirshëm PKK-në dhe grupet që kanë lidhje me të, që të mbajnë protesta dhe të shfaqin simbolet e tyre”, ka nënvizuar Çavuşoğlu.

– “Anëtarësimi në BE vazhdon të jetë prioritet për ne”

“Anëtarësimi në BE vazhdon të jetë prioritet për ne”, ka thënë Çavuşoğlu, për të theksuar më tej se barrierat politike gjatë procesit të anëtarësimit në BE janë në mesin e faktorëve që i kanë vështirësuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.

Duke nënvizuar se Turqia dhe BE-ja duhet të bashkëpunojnë në lidhje me krizën e refugjatëve dhe rrezikun që kanoset nga terrorizmi, Çavuşoğlu ka thënë se kohëve të fundit në Turqi ekziston një humbje besimi që buron nga qëndrimi i BE-së që ka shfaqur kohëve të fundit.

“Në mënyrë që të mënjanohet humbja e besimit, presim që ende të hidhen hapa pozitivë”, ka vlerësuar Çavuşoğlu. Sipas tij, është e mundur që edhe krahas të gjitha vështirësive, marrëdhëniet Turqi-BE të futen në një binar pozitiv.

Në mesin e këtyre hapave, siç ka theksuar Çavuşoğlu, është mënjanimi i çështjeve që kanë bllokuar negociatat, miratimi i liberalizimit të vizave dhe mbajtja e premtimeve të tjera nga BE-ja.

– “Presim që sa më parë të kemi liberalizim të vizave”

Ministri Çavuşoğlu ka vlerësuar se marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së e arritur më 18 mars është ende funksionale si rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme të Turqisë dhe se paraqet një sukses për sa i përket luftës kundër migrimit ilegal.

Ai ka rikujtuar se Turqia ka drejtuar procesin e liberalizimit të vizave që nga vitit 2013 dhe ka plotësuar pothuajse të gjitha kriteret, dhe se e njëjta është konfirmuar edhe në raportin e Komisionit Evropian në maj të vitit 2016.

Ndërkaq, ai shtoi se BE-ja nuk është treguar e vullnetshme në çështjen e plotësimit të kritereve të tjera.

“Kemi bërë plan pune për përgatitjet në lidhje me kriteret e ngelura. Këtë plan, i cili do të jetë propozimi i fundit i Turqisë, do t’ia prezantojmë BE-së për plotësimin e procesit të liberalizimit të vizave. Presim që sa më parë të kemi liberalizim të vizave. Nëse BE-ja nuk e ndez dritën jeshile në lidhje me këtë, atëherë do të ngelemi të detyruar ta shpërfillim barrën e rëndë të cilën e kemi marrë përsipër në Detin Egje”, ka thënë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğ

Exit mobile version