Site icon PORTALB

Japonia harton plan për veprim në rast të krizës në Gadishullin Korean

Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryeministri japonez Shinxo Abe deklaroi sot se Qeveria e tij harton plan për veprim në rast se kriza në Gadishullin Korean shkakton valë refugjatësh drejt Japonisë.

Në seancën e Parlamentit, Abe theksoi se kabineti përgatiti masa të ndryshme, duke përfshirë verifikim të kandidatëve eventualë për azil dhe për ndërtim të qendrave të pranimit.

Qeveria e Abes punon edhe në plane për evakuim të rreth 60.000 japonezëve nga Koreja Jugore në rast të krizës.

Exit mobile version