Site icon PORTALB

Erdogan: Turqia mori një vendim historik

Rexhep Taip Erdogan

“Turqia mori një vendim historik të transformimit dhe shndrrimit që të gjithë duhet ta respektojmë, përfshirë edhe vendet që janë në aleancë me ne” – tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e parë pas fitores së ngushtë me (51,2%), të referendumit presidencial që do t’i japë atij superfuqi.

Presidenti turk duke iu drejtuar mbështetësve të tij që e prisnin në shesh për të festuar fitoren, se do të bisedojë edhe me liderët e tjerë të politikës turke për të rifutur dënimin me vdekje në Turqi dhe ndoshta për këtë do të ketë nevojë për një tjetër referndum.

Erdogan shtoi gjithashtu se “kemi akoma shumë për të bërë së bashku, do të vazhdojmë të ecim në rrugën tonë. Kemi pasur shumë vështirësi por me ndihmën e Allahut nuk do të ketë më. Turqia do të ecë përpara duke iu afruar vendeve më të zhvilluara”.

Exit mobile version