Site icon PORTALB

Së paku 20 të arrestuar në përleshjet e protestuesve pro dhe anti-Trump

Së paku 20 persona janë arrestuar pas përleshjes fizike të mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit amerikan Donald Trump, e cila shpërtheu në protestat në qytetin Berkeley, në shtetin federal California, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur autoritetet amerikane, përleshjet shpërthyen në protestat të cilat janë mbajtur në qendër të qytetit Berkeley, ku ishin tubuar rreth 200 persona.

Dhjetëra policë të cilët kishin siguruar protestën kanë arrestuar së paku 20 persona të cilët kishin marrë pjesë në përleshjen fizike, ndërkohë që raportohet edhe për të lënduar.

Mbështetësit e Trumpit më herët kishin njoftuar se në mesditë do të shënojnë “Ditën e Patriotëve”, në të cilën do të mbajnë fjalime anëtarët e së djathtës alternative, një lëvizje cila propagandon në rrjetet sociale racizmin, anisemitizmin, mizogjininë dhe ksenofobinë.

Pas kësaj, kundërshtarët e Trumpit njoftuan për një tubim në të njëjtin vend për në orën 10:00.

Policia bëri një barrierë të improvizuar për të ndarë të dy palët kundërshtare, por ata kishin arritur të depërtojnë për tu përleshur një me njëri-tjetrin, ku më pas policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Exit mobile version