Funksionarë partiak kanë agjituar në vendvotime, kanë votuar në emër të personave të vdekur në Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe Kapishtec, ka bërë të ditur OJQ Civil” e cila me 75 vëzhgues tëakredituar në vend po ndjek procesin zgjedhor presidencial.
Kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla ka thënë seinformacionet për parregullsi gjatë votimit kanë arrit në kontinuitet. Ai ka shtuar se në celularin e tij ka marrë porosi nga parti politike e cila ka agjituar për kandidatin e saj edhe pse ende zgjat heshtja parazgjedhore.
”Në Dellçevë, Shkup dhe në disa komuna tjera është regjistruar se kontakt qendrat e disa partive politike punojnë pa prajë. Nga atje u lajmërohen qytetarëve me telefon dhe i pyesin nëse kanë votuar, dhe nëse jo, kur do të votojnë. SMS porositë janë frekventive. Vetë unë pranova një gjatë ditës”, ka thënë Deralla në konferencën e sotme për shtyp.