Site icon PORTALB

MPB: Situata e sigurisë nën kontroll të plotë

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Pas alarmit të një ditë më parë për sulme të mundshme terroriste, Ministria e Brendshme thotë se situata është nën kontroll të plotë.

Sipas vlerësimeve të reja të bëra nga shërbimet vendore, nuk ka informata të konfirmuara për sulme terroriste. Për kërcënimet që mund të vijnë nga vendet fqinje apo nga rajoni, shërbimet dhe dikasteret kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës janë në gatishmëri të plotë për parandalimin e tyre. Ndërsa ALSAT mëson se strukturat policore dhe shërbimet janë në koordinim për sigurinë gjatë festës së Pashkëve, ALSAT mëson se në Kosovë, policia ka gjetur një bunker me armatim.

Megjithatë, nuk ka informata zyrtare për vendin, sasinë e armatimit, dhe lidhjen e ndonjë kërcënimi të mundshëm me Maqedoninë.

Exit mobile version