Site icon PORTALB

Erdogan: Turqia do t’i rishqyrtojë marrëdhëniet me Evropën pas referendumit

Rexhep Taip Erdogan

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se së bashku me përfaqësues të Qeverisë do t’i shqyrtojnë marrëdhëniet e ardhshme të vendit me Evropën menjëherë pas referendumit për autorizime më të zgjeruara presidenciale.

Ai për televizionin nacional TRT theksoi se vendi kandidat për anëtarësim në BE është detyruar të presë pa bazë.

“Turqia nuk është kurban i tyre. Të gjithë do ta mësojnë se ku e kanë vendin”, theksoi Erogan.

Gjatë fushatës para mbajtjes së referendumit, ai disa liderë evropianë i quajti “fashistë” dhe i akuzoi se sillen si “nazistë”.

Ministri turk i Eurointegrimeve, Jomer Çelik dje, gjithashtu, propozoi pas referendumit të organizohet takim i nivelit të lartë midis Turqisë dhe BE-së, me qëllim që të shqyrtohet e ardhmja e marrëdhënieve midis tyre.

Anketat tregojnë se në referendumin e nesërm në mënyrë pozitive do të prononcohen rreth 55 për qind e votuesve.

Exit mobile version