Site icon PORTALB

Ahmeti uron Pashkët: Gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti - BDI

“Me rastin e festës së madhe të Pashkëve, festës së triumfit të jetës dhe shpresës” kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka dërguar telegram urimi për besimtarët ortodoks duke këshilluar që “kjo festë të na shërbejë në kultivimin, promovimin dhe forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, njofton Portalb.mk.

Ali Ahmeti po ashtu thotë se mban bindjen e palëkundër se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë.

“Kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Edhe përballë tundimeve dhe sfidave të kësaj kohe, mbaj bindje të palëkundur, se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë”, shkruan në telegram urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga atje urojnë “për secilin prej jush, familjet e juaja, mbarësi, shëndet dhe mirëqenie”.

Exit mobile version