Site icon PORTALB

Zbulohet laboratori i drogës në Fier

Ne Fier është zbuluar  një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike dhe janë arrestuar në flagrancë  8 persona dhe shpall në kërkim një tjetër, njofton ABCnews, përcjell Portalb.mk.

Nga të arrestuarit dy janë punonjës të OSHEE-së.

Laboratori u gjet në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si  rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke  kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me sipërfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varion nga 30 deri 80 cm.

U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje. U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posaçshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.

Exit mobile version