Site icon PORTALB

Maqedonia, vend i izoluar ende më larg NATO-s dhe BE-së

Foto: Robert Atanasovski

Foto: Robert Atanasovski

Zyrtarët e Maqedonisë vite me radhë shprehen se prioritet i Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe në BE. Këtë e tha edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi, realizoi takim me ambasadorin amerikan në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli. Megjithatë, dita e ditës vendi jonë po largohet nga anëtarësimi në këto organizata, shkruan Portalb.mk.

Lura Pollozhani, profesoreshë universitare thotë për Portalb.mk se përderisa ka krizë politike në Maqedoni, as NATO dhe as BE nuk janë opsione të hapura.

“Përderisa ka krizë politike në Maqedoni, as NATO dhe as BE nuk janë opsione të hapura. Të dy organizatat janë shumë më të kujdesshme në dhënien e “karotave” se më pare, që do të thotë që nuk do të ketë “karotë” apo shpërblim dhe as shkëmbim për Maqedoninë pa kaluar kriza”, tha për Portalb.mk Pollozhani.

Ajo shtoi se që Maqedonia të jetë pjesë e cilësdo prej këtyre organizatave, ajo duhet të jetë stabile.

“Që Maqedonia të jetë pjesë e cilësdo prej këtyre organizatave, ajo duhet të jetë stabile, dhe për momentin dhe në të ardhmen e afërt ajo nuk është dhe nuk do të jetë stabile, dhe kjo do të çoje deri në mungesë mundësish për aderim”, shtoi Pollozhani.

Gjithashtu edhe drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, Malinka Ristevska Jordanova, theksoi se dikur pengesë nga bënte Greqia, kurse tani vetë po dobësojmë figurën tonë.

“Realisht vendi jonë vetëm sa po shkon e po largohet nga BE dhe NATO. Nëse dikur pengesë kryesore e mos anëtarësimit tonë në këto organizata ishte Greqia, sot është papjekuria jonë në planin ndërkombëtarë dhe autokracioni. Ndarjet tona të brendshme ndikojnë dukshëm në planin ndërkombëtarë, me ç’rast po dobësojmë tej mase pozitën tonë”, tha për Portalb.mk  Jordanova./Portalb

Exit mobile version