Site icon PORTALB

‘400 ton kanabis’, policia mësyn dhe në Lezhë, ja çfarë u gjet (VIDEO)

Kanabis

Ilustrim

Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha se në Lezhë fshihen 400 ton kanabis kanë bërë që pas Ishmit, policia të mësyjë edhe në Lezhë.

Policia vijon kontrollet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të objekteve të dyshuara se mund të përdoren për magazinim të lëndëve narkotike.

Gjatë orëve të pasdites, dhjetëra forca Policie me prezencën edhe të medias kanë ushtruar kontrolle në lagjen Skënderbeg, në ish-Ndërmarrjen Ushqimore dhe ish Magazinat e Tregtisë.

Si rezultat i kontrollit nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.


Policia kontrolle ne Lezhe by news-al

Exit mobile version