Site icon PORTALB

Liria e pamëshirshme ndaj Strumicës

Bojan Trajkovski (12)

Bojan Trajkovski (12)

Basketbollsitët e Liria kanë shënuar fitoren e dytë në kuadër të Superligës, kur mbrëmë në palestrën në “Kale” e kanë mundur Strumicën me rezultatin 86:69 (19:14, 21:26, 24:17, 22:12).

Pjesa e parë ka qenë e barabartë, dhe skuadrat në pushim kanë shkuar me rezultatin 40:40, ndërsa dallimin skuadra e Lirisë e bëri në pjesën e dytë kur basketbollistët e kësaj skuadre luajtën shumë më të organizuar dhe më me zell, lojë kjo që në fund dha edhe rezultat.

Në fillim të pjesës së dytë të përzgjedhurit e trajnerit Ilievski bënë diferencën, duke e mbyllur çerekun e tretë me 7 pikë epërsi (24:17), ndërkohë  në çerekun e fundit ishin edhe më superior duke shënuar plotë 22 pikë, ndaj vetëm 12 pikëve të kundërshtarit.

Edhe në këtë ndeshje është veçuar me lojë të mirë Bojan Trajkovski që arriti të jetë dhe pikëshënuesi më i mire me 21 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Jelesieviq me 18 dhe Dimçe Tasovski me 17 pikë. Në anën tjetër te Strumica më i spikaturi ishte Xhekiç, që ndeshjen e mbylli me 18 pikë.

Liria me 5 pikë nga 3 ndeshje të zhvilluara renditet në pozitën e dytë menjëherë pas MZT Skopjes, që dje shënoi fitore ndaj Kozhuvit me rezultatin 97:90. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Kumanovë, basketbollistët nikoqir të Kumanovës mundën Rabotniçkin me rezultatin 87:77.

Exit mobile version