Site icon PORTALB

Ju kujtohet vajza myslimane Malala, ja çfarë ka bërë shteti i Kanadasë për të (Foto)

Malala Yousafzai

Malala Yousafzai e lindur më 12 korrik 1997 është një aktiviste pakistaneze për arsimimin e femrave dhe laureatja më e re për Çmimin Nobel, shkruan Lajmi.net.
Ajo është e njohur kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për arsimim të grave në Luginën e saj të lindjes Swat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit, ku talibanët lokal kishin ndaluar vajzat të ndjekin shkollën.

Mbrojtja e Yousafzai është rritur në një lëvizje ndërkombëtare tashme. Familja e saj drejton një zinxhir shkollash në rajon. Në fillim të vitit 2009, kur ajo ishte 11-12, Yousafzai shkroi një blog nën një pseudonim për BBC duke shkruar me detaje jetën e saj nën pushtimin taleban, përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e luginës dhe pikëpamjet e saj në promovimin e arsimit për vajza në luginën Swat.

Dhe për këtë vajzë ishin interesuar shumë shtete, dhe njëri ndër to është edhe shteti i Kandasë, i cili i ka dhuruar asaj pasaportën e shtetësisë kanadeze, shkruan Daily Mail.

Malala gjatë një fjalimi ku ishin shumë krerë të shtetit të pranishëm, ndër ta edhe vet krieministri mbajti një fjalim mjaft emocionues.

 

 

Exit mobile version