Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut në rajonet malore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri nëntë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 27 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare në orët e pasdites. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri shtatë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 24 gradë. Valë më të konsiderueshme të lagësht nga veriu do të kalojë nëpër vendin tonë të dielën pasdite dhe në orët e mbrëmjes drejt të hënës. Pritet që të shoqërohet me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë.
Në disa vende, posaçërisht në pjesët veriperëndimore të vendit pritet të bijnë rreth 20 l/m2 shi. Nga e diela në mbrëmje do të fillojë të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriore. Pastaj do të ketë kthjellim, por do të mbajë mot me erë dhe më i freskët. Nga e mërkura pritet rritje e vranësirave dhe reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male reshje të borës.