Site icon PORTALB

Sindikata thotë se Karaxhovski e ka gënjyer administratën gjyqësore

Zoran Karaxhovski

Zoran Karaxhovski

Sindikata e punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare (OGJSHQ) dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore (SHAGJ), thonë se të punësuarit janë gënjyer nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, pasi  që ata nuk kanë marrë rritje të rrogave ashtu siç u ka premtuar, prej 10%, por as nuk e kanë pranuar rrogën e marsit, njofton Portalb.mk.

Sindikata reagon ndaj “sjelljes së papërgjegjshme të kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pasi që të punësuarit jo vetëm që nuk e kanë marrë rritjen e premtuar të rrogave prej 10%, por kanë mbetur edhe pa rrogë në festën më të madhe krishtere “Pashkët”.

Nga Sindikata bëjnë thirrje që të ndalojë sjellja, siç thonë ata, e papërgjegjshme ndaj të punësuarve në gjykata nga ana e Karaxhovskit, Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe personave “të papërgjegjshëm” të Ministrisë së Financave.

Exit mobile version