Site icon PORTALB

Bushati: Ambasadorët nuk korruptohen!

Ditmir Bushati

Ambasadorët e SHBA dhe të BE nuk mund të korruptohen nga kasta politike shqiptare. Kështu i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, transmeton Ora news.
Bushati: Çdo ambasador në Shqipëri e ka raportin me vendin apo organizatën që përfaqëson. Nuk besoj në teori konspirative dhe nuk besoj që SHBA-të apo BE të influencohen apo korruptohen nga politikanë shqiptarë.

Shefi i diplomacisë shqiptare vlerëson se zbatimi i reformës në drejtësi mund të konsiderohet i vonuar dhe i penguar për shkak të bojkotit të PD dhe askush nuk mund të mbaje peng vullnetin e shqiptarëve.

Bushati: Askush nuk ka mandat për të marrë peng vullnetin e shqiptarëve. Dihet që reforma në drejtësi është e shumëpritur. Është një reformë për të cilën SHBA dhe BE kanë investuar jo vetëm politikisht por edhe kapacitete njerëzore dhe burime financiare dhe ne besojmë që askush nuk mund ta marrë peng këtë proces.

Sipas ministrit zgjedhjet janë detyrim kushtetues dhe qeveria është e gatshme për të punuar e shkuar në zgjedhje.

Bushati: Zgjedhjet janë një detyrim kushtetues dhe nuk janë në dorën e partive politike. Partitë politike janë thjesht instrument ku qytetarët me votën e tyre të lirë mund të kanalizojnë pikëpamjet e tyre. Ne jemi të gatshëm dhe po punojmë për të shkuar drejt zgjedhjeve, për të ballafaquar arritjen tona dhe për të kërkuar një mandat tjetër 4 vjeçar.

Deklaratat Bushati i bëri gjatë një takimi me maturantë e studentë dhe shoqërohej nga kryebashkiaku Qazim Sejdini, deputetja Evis Kushi dhe rektori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Exit mobile version