Site icon PORTALB

Hungaria e pezulloi ndalesën për xhami dhe ferexhe në një fshat në kufi me Serbinë

Hungaria

Gjykata Kushtetuese e Hungarisë e pezulloi ndalesën për ndërtimin e një xhamie dhe mbajtjes së ferexhes, e cila është vendosur nga pushteti lokal djathtist në vendin kufitar Ashotalom, në kufi me Serbinë, transmeton MIA.

Gjykata kumtoi se ndalesa, me të cilën është pamundësuar edhe puna e muzeve, e ka shkelur lirinë e të shprehurit dhe fesë.

Masa në nëntor të vitit të kaluar është vendosur në fshatin Ashotalom, ku në pushtet është partia djathtiste Jobik.

Hungaria para se ta vendos rrethojën në kufi me Serbinë dhe Kroacinë, emigrantët shpesh kanë hyrë në vend përmes këtij fshati, prandaj autoritetet lokale kanë vendosur të vendosin ndalesë me qëllim që të mbrohen “shoqëria dhe tradita”.

Exit mobile version