Komedia “39 Hapat” e njohur për suksesin e saj në Broduej, vjen premierë në Shqipëri dhe Ballkan, njofton Portalb.mk.
Komedia në fjalë regjisori i të cilës është Qendrim Rijani për herë të parë do të shfaqet në Teatrin e Metropolit në Shqipëri, më 14 prill me fillim prej orës 20.00, kurse do të përsëritet çdo të enjte, premte, shtune dhe të diele deri në fund të muajit maj.
Porosia e kësaj komedie do të përcillet te publiku nëpërmjet aktorëve Neritan Liçaj, Jonida Vokshi, Florian Agalliu, Donald Shehu, Amri Hasanlliu dhe Mardit B Lleshi.
Më poshtë mund të shihni sekuenca nga komedia në fjalë.