Site icon PORTALB

Çashugllu: Qeveria siriane ende posedon armë kimike

Mevlut Çavushoglu

Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çaushoglu deklaroi se të dhënat e Ankarasë tregojnë se Qeveria siriane ende posedon armë kimike dhe bëri thirrje që të ndërmerren masa për pengimin e përdorimit të tyre potencial.

Në deklaratën për televizionin shtetëror turk “TRT”, të dhënë në Itali, Çaushogllu theksoi se ka nevojë urgjente për një qeveri kalimtare në Siri.

Ai theksoi se rreziqet nga përdorimi i armëve kimike do të vazhdojnë derisa presidenti sirian Bashar al Asad është në pushtet.

Exit mobile version