B.S. (40), i punësuar në NLB banka, dje nga arka e bankës në Shkup ka vjedhur dy milionë franga dhe 270 mijë euro dhe ka ikur.
Ngjarjen dje rreth orës 17 e ka denoncuar në polici drejtori i arkës së bankës, sipas të cilit B.S. i ka futur paratë në qese dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Ekspertiza ka përfunduar.
Informacionet sot i kanë konfirmuar nga MPB-ja prej ku paralajmëruan më shumë informacione gjatë ditës.