Site icon PORTALB

Timoti Mek Guaer për vizitë në Maqedoni

Timoti Mek Guaer

Timoti Mek Guaer

Zëvendës-komandanti i Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, gjeneral-majori Timoti Mek Guaer qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë me ftesë të shefit të SHM të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski.

Gjatë vizitës gjeneral-majori Mek Guaer do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe me nikoqirin e tij gjeneral-nënkolonelin Veliçkovski.

Temë e bisedimeve gjatë vizitës së punës në SHM do të jenë pjesëmarrja e deritanishme në stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta midis ARM-së dhe përfaqësuesve të Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në stërvitje ndërkombëtare të mbështetur nga Forcat tokësore të SHBA-së për Evropë në vitin 2017.

Exit mobile version