Site icon PORTALB

KB-ja kërkon nga BE-ja të mos i kthejnë azilantët në Hungari

Agjencia e KB-së për refugjatë (UNCHR)

Agjencia e KB-së për refugjatë (UNCHR) kërkoi nga vendet-anëtare të BE-së të mos i kthejnë azilantët sërish në Hungari, derisa ky shtet nuk e harmonizon ligjin e saj të ri për paraburgim të obligueshëm të emigrantëve me ligjet e Unionit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Kryeministri hungarez Viktor Orban i vlerësoi migrimet masive si kanosje për strukturën socio-ekonomike evropiane dhe “Kalë i Trojës së terrorizmit”, ndërsa Hungaria nga viti 2015 ka qenë pikë kyçe gjatë krizës së migrantëve në Evropë.

“Pasi e miratoi ligjin për migrantët më 28 mars, azilkërkuesit e rinj, midis të cilëve edhe fëmijë, janë mbyllur nëpër kampe me kontejnerë në afërsi të kufirit, të cilët janë të rrethuar me gardh të lartë me tel me gjemba, ndërsa ku do të mbeten të mbyllur derisa nuk përfundojnë procedurat për marrje të azilit”, thuhet në kumtesën e UNCHR-së.

Exit mobile version