Site icon PORTALB

Berlini kërkon që Greqia t’i zbatojë reformat para se të merret ndihmë e re

Ilustrim

Qeveria gjermane nuk pajtohet me strategjinë e Athinës, e cila paralajmëroi se do t’i zbatojë masat plotësuese për kursim vetëm në qoftë se i sigurohet ulje shtesë të borxhit shtetëror të Greqisë nga ana e kreditorëve ndërkombëtar.

Sipas Ministrisë gjermane të Financave, para se të paguhet transheja e ardhshme e ndihmës për Greqinë, berlini zyrtar duhet të shohë se ka marrëveshje precize për masat e fundit për kursim.

Gjermania do ta respektojë vendimin e ministrave të financave të BE-së, të cilët javën e kaluar u dakorduan se para transferit të ri të ndihmës Athina duhet që në praktikë t’i zbatojë reformat tatimore dhe mënyrën e re të përllogaritjes dhe pagesës së pensioneve.

Masat e reja për kursim do të rezultojnë për ulje të pagave dhe pensioneve në Greqi, që në mënyrë plotësuese mund ta ulë rejtingun e kryeministrit grek Aleksis Cipras në virgjilje të zgjedhjeve parlamentare.

Cipras paraprakisht paralajmëroi se vendi do t’i zbatojë të gjithë reformat e kërkuara, vetëm nën kusht që kreditorët ndërkombëtare ta ulin, gjegjësisht shlyejnë një pjesë të madhe të borxhit të jashtëm grek.

Exit mobile version