Site icon PORTALB

Nëse keni aplikacion inovativ për celularë ose ueb, paraqituni në Shpërblimin e Samitit botëror 2017

Metamorfozis i fton kandidatët e interesuar nga Maqedonia t’i paraqesin aplikacionet e tyre për celularë ose ueb-aplikacionet, të cilat mund të nominohen për pjesëmarrje në Shpërblimin e Samitit botëror 2017 (WSA).

Korniza kohore:

Momentalisht, është duke u bërë paraqitja e aplikacioneve për Shpërblimin e Samitit botëror për vitin 2017.

Kërkohen aplikacione digjitale që kanë ndikim të madh në shoqëri në ndonjërën nga tetë kategoritë e mëposhtme. WSA fokusohet në detajet e përmbajtjeve të aplikacionit, vlerën strategjike dhe ndikimin lokal të produktit. Më tepër për rregullat e garës mund të lexoni këtu.

Më tepër për kategoritë mund të lexoni këtu.

Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të dërgojnë një përshkrim të shkurtër të aplikacionit, fotografi të bëra gjatë procesit të përgatitjes së tij, si dhe informata për mënyrën e shkarkimit dhe platformës për të cilën janë zhvilluar.

I ftojmë të gjithë entuziastët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë mundësinë për të marrë pjesë në Samitin botëror, t’i dërgojnë përmbajtjet dhe informatat e nevojshme për kontakt në bardhyl_AT_metamorphosis.org.mk.

Afati i fundit për paraqitje është 15 qershor 2017.

Exit mobile version