Site icon PORTALB

Shpërthen Messi, kërkon që Barcelona të largojë menjëherë këta 5 futbollistë

Lionel Messi

Lionel Messi

Argjentinasi kërkon ndryshime rrënjësore te Barcelona, pas këtij sezoni aspak pozitiv në kampionatin spanjoll, shkruan Lajmi.net, njofton Portalb.mk.

Sipas medieve iberike, Messi kërkon që nga Barcelona të largohen pesë futbollistë.

Argjentinasi nuk dëshiron në skuadër lojtarë si Arda Turan, Jeremy Mathieu, Andre Gomes, Lucas Digne dhe Paco Alcacer.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do t’ia plotësojë kërkesën Messit, gjithmonë nëse një e tillë është bërë.

Exit mobile version