Site icon PORTALB

Pheniani përgatit provë bërthamore, SHBA-ja përgjigjet

Korea e Veriut, ilustrim

Një grup sulmues i marinës amerikane udhëton drejt Koresë Veriore për shkak të demonstrimit të fuqisë, ndërsa ky vend përgatitet për testin e gjashtë bërthamor.

Spekulimet, rreth testit të ri bërthamor të Koresë Veriore janë të ndërlidhura me 105 vjetorin e lindjes së themeluesit të këtij vendi Kim Il-sung, që zakonisht festohet me demonstrim të fuqisë ushtarake.

Analiza e xhirimeve satelitore tregon se Koreja Veriore përgatitet për provën e gjashtë bërthamore.

Grupi sulmues i anijeve amerikane, në krye me luftanijen “Karlo Uinston” e ka anuluar rrugën për në Australi, që të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake me Korenë Jugore.

Pheniani punon në raketën balistike me rreze veprimi të madhe, e cila do të ketë mundësi ta arrijë SHBA-në.

Exit mobile version