Çaji i kamomilit është një kurë e hershme e mjekësisë alternative e sidomos për qetësim para gjumit. Por cila është zgjedhja më e mirë për çajin e kamomilit, uji apo qumështi?
Një filxhan qumësht i ngrohtë me çaj kamomili rekomandohet më shumë nga mjekët si një qetësues para gjumit. Për një shëndet të mirë, ky kombinim është i duhuri, shkruan Revista Class.
Përbërësit:
1 filxhan qumësht
1 lugë gjelle kamomil të thatë
1 ose 2 lugë gjelle mjaltë
Përzieje qumështin dhe kamomilin në një enë të vogël: lëri të ziejnë në zjarr të ulët për 15-20 minuta. Pije të ngrohtë.