Site icon PORTALB

Mogerini: Migracioni është problem global që ndikon vetëm në Evropë

Federica Mogherini

Fenomeni i emigracionit ka karakter global dhe nuk ndikon vetëm në Evropë, deklaroi mbrëmë në Rabat përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, në fund të takimit me ministrin për çështjet për Magrebin, Unioninafrikan dhe Ligën Arabe Abdulkadër Mesahell, lajmëroi TASS.

Mogerini theksoi se puna për këtë çështje do të vazhdojë “në frymën e planit për partneritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë”.

Gjatë bisedës, Mogerini dhe Mesahell u dakorduan që të krijohet mekanizëm i dyfishtë për dialogun në sferën e sigurisë, me qëllim të luftës kundër terrorizmit.

“Mekanizmi do të jetë i ngjashëm me atë që e lidh Algjerinë me partnerët e tjerë në botë”, theksoi Mesahell, duke theksuar se krijimi i tij “tregon zgjerim të bashkëpunimit midis dy vendeve”.

Exit mobile version