Site icon PORTALB

Pesë turistë humbën jetën në një ortek në Kanada

Rusi, orteku i merr jetën 5 të rinjve

Ilustrim

Policia kanadeze i zbuloi trupat e pesë turistëve, të rrëzuar në 500 metra, ndërsa kanë kaluar përmes çarjeve jo stabile të akullit, njoftoi shefi i ekipeve të shpëtimit, transmeton BTA.

Ekipet e shpëtimit morën sinjal për incidentin të shtunën, vonë pasdite. Paraprakisht atë natë, në rrëzë të majës Harvi u zbuluan katër kufoma. Kufoma e pestë u zbulua disa orë më vonë.

Gjashtë turistë nga i gjithë grupi mbetën pas të tjerëve. Pasi grupi arriti tek maja, pesë vetë ishin zhdukur, deklaroi Martin Koluel, shefi i ekipeve të shpëtimit. Sipas tij grupi ka shkelur në një grumbull me dëborë dhe me akull, i cili është rrëzuar poshtë tyre.

Viktimat kanë qenë nga Kolumbia britanike dhe kanë marrë pjesë në grupin turistik, njoftoi Koluel. Përdorimi i shtigjeve për në Mont Harvi nuk janë të rrezikshëm, por afër majës ka disa shkëmbinj të thepisur, ndërsa afrimi tek ta mund të jetë i rrezikshëm në kushte dimërore, shtoi ai.

Mbetet që mjeku ligjor edhe zyrtarisht t’i identifikojë viktimat.

Exit mobile version