Site icon PORTALB

SHI-ja kërcënohet me sulme të reja

Anëtar i ISIS

Anëtar i ISIS

Shteti Islamik, që e mori përgjegjësinë për dy sulmet ndaj kishave katolike në Egjipt, kërcënohet me sulme të reja.

SHI-ja kumtoi se sulmet në Egjipt i kanë kryer dy pjesëtarë të kësaj organizate, të cilët mbanin brez me mjete shpërthyese.

Sulmet janë kryer në qytetet Tanta dhe Aleksandri, qëndron në kumtesën e SHI-së.

Gjatë sulmeve e kanë humbur jetën 44 persona, ndërsa mbi 100 persona janë lënduar.

Presidenti egjiptian, Abdel Fatah el Sisi, pas sulmeve, urdhëroi sistemim të trupave ushtarake në tërë vendin.

Exit mobile version